Osmani: Presidenca hapi dyert e saj për kërcimtarë nga e gjithë bota

21:18 | 11 Gusht 2023
osmani:-presidenca-hapi-dyert-e-saj-per-kercimtare-nga-e-gjithe-bota

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ajo i ka hapur dyert e presidencës për kërcimtarë nga e gjithë bota.

Më tej presidentja ka thënë se qëllimi i këtij është që bashkojnë njerëzit për të festuar diversitetin.

“Sot, Presidenca hapi dyert e saj për kërcimtarë nga e gjithë bota. Shfaqjet e tyre magjepsëse vërtetojnë fuqinë unifikuese të kulturës dhe artit”, ka theksuar Osmani.

Tutje ajo, ka thënë se është e lumtur kur e sheh këtë festival.

“E lumtur kur shoh ngjarje si festivali i të porsalindurve që bashkojnë njerëzit për të festuar diversitetin”,ka përfunduar presidentja e Kosovës.

Komento: