Amerika reagon ndaj zyrtarëve serbë qe po i e mohojnë mizoritë e luftës në Kosovë

16:22 | 15 Prill 2019

Në 20-vjetorin kur po përkujtohen mas.akrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe, zyrtarë të shumtë nga Serbia po mohojnë këto akte makabre.

Njëzet vjetori i masakrave në Kosovë është përcjellë me deklarata politike. Në Serbi duke u mohuar kr.imet nga udhëheqësit e shtetit, dhe në Kosovë duke kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve ndaj këtij mohim. Ambasada amerikane, përmes një deklarate, thotë se mohimi i mizorive ofendon viktimat në luftën e Kosovës.

Ambasada amerikane sot ka ngushëlluar të gjithë familjarët që po përkujtojnë 20 vjetorin e të rënëve gjatë luftës në Kosovë.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se të mohuarit e kr.imeve të luftës, i ofendon kujtimet për viktimat.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuatrit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Në deklaratat e krerëve shtetërorë gjatë ceremonive përkujtimore të viktimave në masakrat e 20 vjetëve më parë, disa herë kanë përsëritur se bashkësia ndërkombëtare po hesht ndaj mohimit të krimeve nga liderët serbë.

Komento: