
Ylli francez po largohet nga Bayern Munich.
Frank Ribery po luan sezonin e fundit me Bayern Munich.
Francezi do të largohet nga skuadra gjermane pas shumë sezonesh në Gjermani. Sipas asaj që raporton “Kicker”, Ribery është pranë kalimit te skuadra e Al’ Sadd.
Skuadër që militon në kampionatin e Katarit mund të jetë ekipi i tij i ardhshëm duke i dhënë kështu fund futbollit të luajtur në Evropë.
Palët janë pranë arritjes së akordit dhe në ditët në vijim mund të vi dhe zyrtarizimi i tij me skuadrën e re.
