Shpërthim i fuqishëm në portin turk, raportohet për të vdekur

22:09 | 14 Gusht 2023
shperthim-i-fuqishem-ne-portin-turk,-raportohet-per-te-vdekur

Një punëtor humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas një shpërthimi në zonën e depozitimit të mbetjeve në kantieret e Tuzlës në Stamboll.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30 me orën lokale. Dy punëtorët u futën në rezervuarin e mbeturinave të anijes dhe gjatë punës, sipas raportimeve fillestare, ka ndodhur një shpërthim si pasojë e ngjeshjes së gazit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e shpëtimit, policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore, ku kanë konstatuar se njëri prej punëtoreve ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur lehtë.

Të ngjashme

Komento: