A pati përleshje fizike dje në procesin zgjedhor të PDK-së, flet Nuredin Lushtaku

18:11 | 15 Prill 2019

Një përleshje fizike ka ndodhur dje në komunën e Skenderajt.

Përkundër pamjeve që tregonin përplasjet fizike në Klinën e Epërme, ndërmjet mbështetësve të ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut dhe të Nuredin Lushtakut, ky i fundit mohon të ketë ndodhur ndonjë gjë e tillë.

Lushtaku, për Telegrafin tha se ai nuk ka qenë i pranishëm në Klinën e Epërme derisa ishin duke u zhvilluar zgjedhjet, dhe se procesi zgjedhor është ndërprerë për disa arsye tjera.

“Unë vetëm e di që janë ndërprerë zgjedhjet, por nuk ka pasur përleshje fizike”, tha shkurt Lushtaku.

Kurse, gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai, ka thënë se Komisioni Lokal Zgjedhor ka vendosur t’i anulojë zgjedhjet në Klinën e Epërme për shkak të disa pakënaqësive.

Reagimi i Sami Lushtakut:

Kanë vazhduar zgjedhjet e brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj. Sot janë mbajtur kuvendet zgjedhore në Kllodërnicë, Rakinicë dhe Krasmirofc.

Në këto nëndegë janë zgjedhur kryetarët, delegatët për kuvendin e degës dhe kryesitë e nëndegëve. Të gjitha këtyre strukturave u dëshiroj punë të mbarë e suksese në mandatin e ri 4 vjeçar.

Sa për sqarim të opinionit, kuvendi zgjedhor i nëndegës së Klinës së Epërme është anuluar, për shkak të disa pakënaqësive në mesin e të pranishmëve. Në këtë rast, Komisioni Lokal Zgjedhor ka vendosur që t’i anulojë këto zgjedhje deri në një vendim të ri. SL

Ndaj ngjarjeve të djeshme ka reaguar edhe kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ai ka thënë se nuk është as nuk do të jetë “fajtori kujdestar” për çdo problem që ndodhë në subjektet politike.

Komento: