
PSG-ja ka marrë një lajm mjaftë të mirë nga ylli i skuadrës.
Angel di Maria ka nënshkruar tash së fundmi kontratën e re te PSG.
Di Maria ka zbuluar se përse vendosi ta rinovonte kontratën me PSG-n.
Sulmuesi argjentinas bëri të ditur se ai vendosi të qëndronte te skuadra franceze, pasi dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve.
“E nënshkrova kontratën e re pasi dua të jem këtu, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Di Maria.
“Ky oshte objektivi im kur erdha këtu, andaj dua të qëndrojë sa më gjatë që të mundem.
“Klubi e di dëshirën time që ta përfundoj karrierën time, por gjithçka varet nga ata.”, ka shtuar më tej argjentinasi.