Barcelona me ofertë marramendëse për yllin e Manchester Unitedit

18:40 | 15 Prill 2019

Skuadra e Barcelonës e do me ҫdo kusht Marcus Rashford.

Barcelona është duke tentuar që ta transferojë Marcus Rashfordin nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra katalonase është e gatshme që t’i paguajë 105 milionë euro për t’i marrë shërbimet e sulmuesit anglez.

Barcelona ka dërguar disa herë skautët për ta shikuar nga afër lojën e Rashford, mirëpo Manchester United po refuzon ta shesë atë.

E ardhmja e sulmuesit anglez do të varet nga dëshira e tij, nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet në drejtim të Spanjës.

Komento: