
Në Ferizaj ka ndodhur një incident i rëndë mëngjesin e sotëm.
Në mëngjesin e sotëm, në qytetin e Ferizajt ka ndodhur një incident i rëndë, ku babai ka qëlluar djalin e tij 23-vjeçar.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në ora 07:20 dhe deri të qëllimi me mjet ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.
Tutje Gashi ka treguar se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 07:20 pas një mosmarrëveshje mes prindit dhe të birit, prindi ka shkrepur me mjet zjarri dhe e ka qëlluar djalin e tij 23-vjeçar në këmbë. Ndihma e parë i është dhënë djalit dhe për momentin është në spitalin e Ferizajt dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi për lajmin.
Ai ka thënë se i dyshuari është prangosur dhe mjeti i është konfiskuar dhe për momentin janë duke vazhduar procedurat e tjera ligjore.