LAJMI I FUNDIT nga Franca: Milan po e transferon Florian Thauvinin

12:51 | 16 Prill 2019

Sulmuesi portugez, Andrea Silva nuk pritet që më të rikthehet në Milan.

Sevilla e ka në huazim Andre Silvan , gjersa do ta shfrytëzojë të drejtën për ta blerë kartonin e tij.

Me largimin e sulmuesit portugez, Milan ka filluar ta kërkojë zëvendësuesin e tij, përcjell lajmi nga France Football.

Rosonerët do t’i përfitojnë 40 milionë euro nga shitja e Silvas, gjersa duan ta transferojë Florian Thauvinin nga
Marseille.

Milan do t’i paguajë 40 milionë euro për transferimin e sulmuesit, pasi aq është klauzola e tij te skuadra franceze.

Komento: