Ylli qe po e çmend gjithë botën po transferohet të Real Madrid

13:31 | 16 Prill 2019

Me lëvizjet e tij ai ka çmendur të gjithë.

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e ri nga Japonia, Takefusa Kubo, i cili është pjesë e ekipit FC Tokyo, ka njoftuar të hënën e përditshmja spanjolle “Marca”.

17-vjeçari që është zhvilluar në akademinë e Barcelonës dhe njihet me nofkën “Messi japonez” është larguar nga Spanja në vitin 2015, për shkak të dënimit të klubit katalonjas që mori nga UEFA për transferimin ilegal të lojtarëve në moshë të re.

Ai në akademinë e Barcelonës i ka kaluar katër vjet, kurse ka kontratë me FC Tokyon deri në fund të vitit 2020.

Kubo është pjesë e Përfaqësueses U-21 të Japonisë, kurse krahas FC Tokyos karrierë ka bërë edhe tek Yokohama. Ai këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në tetë paraqitje në J-League.

Komento: