Dalin pamjet ku Daut Haradinaj para 20 vitesh tregonte si i humbi jetë vëllai

17:10 | 16 Prill 2019

Del videoja para 20 vjetësh ku Daut Haradinaj tregonte si i humbi jetë vëllai.

Sot është deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa siç dihet tashmë Daut Haradinaj ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dy vëllezërit e deputetit, Luan e Shkelzen Haradinaj janë dëshmor të kombit.

Një ndër dëshmorët e rënë në frontet e luftës është edhe djali i familjes Haradinaj, Shkëlzeni.

Në një video të rrallë të para 20 viteve, shihet Daut Haradinaj duke treguar se si i humbi jetë vëllai i tij Shkelzeni dhe si shoku i tij për t’i mos rënë në dorë forcave serbe kishte bërë vetëvrasje, shkruan Magazina al

Haradinaj në këtë videon tregon edhe se si kishin mbetur pa municion ushtarët e UÇK-së, në momentin kur ishin përballur me forcat serbe.

Komento: