Milan merr lajmin e madh

17:51 | 16 Prill 2019

Mesfushori i Milanit ,Lucas Paqueta thuhet se ka rifilluar trajnimin e tij përpara përplasjes së shtunë në Serie A me Parma.

Paqueta nuk ka luajtur që kur ka dëmtuar kyçin e këmbës kundër Udineses më 2 prill, por Sky Sport Italia pretendon se ai është trajnuar ‘normalisht’ me skuadrën e Milanit të martën në mëngjes, përcjell ORAinfo.

Ylli i Brazilit kishte punuar individualisht dhe tani duket i gatshëm të kthehet në Parma këtë fundjavë./ORAinfo/

Komento: