Punë e kryer, ky është ekipi i ri i Quaresmas

18:58 | 16 Prill 2019

Quaresma si duket do të i thotë lamtuimrë futbollit turk.

Ricardo Quaresma mund të rikthehet në Portugali te skuadra e Portos, me të cilën është aktivizuar edhe më parë, në sezonet 2004-2008 dhe në 2014-2015.

35-vjeçari ka kohë që dëshiron të largohet nga Besiktasi, ekip tek i cili u transferua pikërisht 4 vjet më parë.

Sipas mediave turke, futbollisti ka arritur një marrëveshje me skuadrën e drejtuar nga Sergio Conceiçao për transferimin e tij në “Estadio do Dragao” sezonin e ardhshëm.

Në rast se gjithçka realizohet, për Quaresma do të ishte eksperienca e tij e tretë në Oporto.

Komento: