
Sonte kthehen ethet e Champions League.
Barcelona dhe Manchester Unitedi e zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve që kësaj radhe zhvillohet në Camp Nou.
Blaugranët e fituan me rezultat 1-0 sfidën e parë në Old Trafford, prandaj me çfarëdo barazimi apo fitoreje kualifikohen në gjysmëfinale.

Djajtë e Kuq duhet doemos ta fitojnë ndeshjen duke shënuar dy e më shumë gola për t’u kualifikuar. Fitorja 1-0 e Unitedit e dërgon sfidën në vazhdime.
Padyshim që edhe trajnerët Ernesto Valverde dhe Ole Gunnar Solskjaer do t’i vënë përballë taktikat e tyre.
Formacioni startues i Barcelonës:…
Formacioni startues i Manchester Unitedit:

Sfida tjetër çerekfinale e kësaj mbrëmjeje (e martë) zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Ajaxit.