Zhduket një familje në Drenas, kishte ardhur për pushime

12:02 | 01 Shtator 2023

Një familje është zhdukur në Drenas gjatë ditës së djeshme.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin e ka raportuar vëllai i njërit prej të zhdukurve.

Ai ka deklaruar se vëllai i tij që jeton jashtë vendit, dhe derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre.

Rasti është duke u hetuar.

Komento: