Pritjet nëpër pika kufitare, ky është përditësimi i fundit

07:56 | 02 Shtator 2023
pritjet-neper-pika-kufitare,-ky-eshte-perditesimi-i-fundit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit lidhur me gjendjen nëpër kufi.

Sipas këtij përditësimi, pritje pak më të gjata ka vetëm në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdare.

Për të dalë nga Kosova përmes këtyre pikave kufitare, duhet të prisni nga 20 deri në 30 minuta, raporton express.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Komento: