
Real Madrid nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 120 milion euro për yllin e Benficas, Joao Felix, thotë Marca.
Diario AS tregon se Juventus janë në pozitë favorite për ta transferuar yllin adoleshent i cili po shijon një sezon fantastik për gjigantët e Lisbonisë, përcjell ORAinfo.

Felix, 19 vjeç, është rritur për herë të parë në Benfica këtë sezon dhe ka shënuar 16 gola për klubin, i cili tani kryeson në ligën portugeze.
Sipas drejtorit sportiv të Juve Fabio Paratici do të takohet me agjentin e Felix Jorge Mendes për të arritur një marrëveshje për yllin adoleshent./ORAinfo/