Kaçanik, arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë

09:12 | 05 Shtator 2023
kacanik,-arrestohet-nje-i-dyshuar-per-vrasje-ne-tentative

Është arrestuar një person në Kaçanik për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Rasti sipas policisë ka ndodhur më 29 qershor të këtij viti.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Kaçanik 29.06.2023 – 18:40. Pas hetimeve intensive te zhvilluara nga ekipet policore, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Front Online

Komento: