Sipas njoftimit, kundërvajtësit i janë shqiptuar edhe pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti.
“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas në, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin i cili me veturë zhvillonte shpejtësi prej 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”.
“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti”, thuhet në njoftimin për media./Front Online