Aida Dërguti e bën për ‘pesë pare’ Dardan Molliqajn, thotë se nuk e di a ka qenë Glauku në SHIK, e quan debat të kotë

11:08 | 17 Prill 2019

Debati se kush ka qenë në SHIK ka vazhduar edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti iu është kundërpërgjigjet deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës që e ka akuzuar atë se kishte qenë pjesë e SHIK-ut.

Dërguti ka thënë se aty ka shërbyer deri në gusht, teksa SHIK-u është formuar në tetor.

Ajo thotë të mos e di nëse Glauku ka qenë në SHIK apo jo.

“Pas përfundimit të luftës na është dhënë urdhër . Në këtë kuadër bashkë me ish-burrin tim jemi lajmëruar në shtabin e Kolovicës ku komandant ka qenë Nuredin Ibishi. Detyra ima ka qenë verifikimi i atyre që pretendonin se kanë qenë në UÇK dhe qysh atëherë janë paraqitur veteranë të rrejshëm. Kam qenë pjesë e G2 shit gjatë kohës korrik gusht dhe prej aty kam dalë diku kah gushti. E vërteta është se SHIK-u është themeluar nga fundi i tetorit. Unë nuk e di nëse Glauku ka qenë apo jo”, ka thënë ajo.

Tutje ka thënë se debati për SHIK-un është i kotë dhe i degraduar.

“Ky është debat i degraduar sepse ky ka qenë debat mes PDK-së dhe LDK-së. Mendoj që pikërisht duke u marrë me debate koti i kemi anashkaluar shumë debate të rëndësishme”, tha Dërguti.

Komento: