Jeton Zarari shkarkohet nga pozita e drejtorit të Spitalit të Gjakovës

15:31 | 05 Shtator 2023
jeton-zarari-shkarkohet-nga-pozita-e-drejtorit-te-spitalit-te-gjakoves

Jeton Zarari, është shkarkuar nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Gjakovës.

Kështu ka vendosur Komisioni Disciplinor i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar.

Lajmi për Front Online e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“ShSKUK ju konfirmon se pas ankesave të shumta, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka marrë Vendim ta shkarkoj drejtorin e Spitalit të Gjakovës. Në vend të tij është caktuar Hilmi Shala, i cili do të ushtrojë këtë pozitë deri në shpallje të konkursit publik për pozitën e drejtorit të Spitalit”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së./Front Online

Komento: