Ministria e Arsimit ka marrë vendim që tekstet shkollore të blihen nga prindërit përmes subvencionimit.
Ky vendim pati reagime të shumta.
E këtë veprim të ministrisë, deputeti Armend Zemaj po e quan paaftësi të Qeverisë.
Ai në një intervistë për Front Online akuzon qeverinë se ky vendim u bë për interesa financiare e korruptive.
“Keqmenaxhim, paaftësi e tepërt, është diçka që e ke pasë të gatshme, diçka që ka qenë praktikë, diçka të cilën prindërit dhe qytetarët e Kosovë se kanë pasë jashtë mendjes së tyre si barrë se si do të fillojë viti i ri shkollor. Kjo mënyrë dhe kjo qasje është treguar se aty ka interesa financiare, ka interesa korruptive, ka interesa të cilat ata në mënyrën se si i kanë trajtuar tani është duke e bartur barrën qytetari”, tha ai.
Vendimi për librat, për Zemajn është skandal, që tregon fytyrën e Qeverisë.
“Kjo ka qenë skandal më vete, kjo duhet të trajtohet seriozisht dhe këtë qasje që askush nuk duhet me dhënë përgjegjësi për asgjë dhe me i kthy skandalet dhe dështimet në normalitet është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”, u shpreh ai.