Ia terroi Juventusit, vjen deklarata e papritur e trajnerit të Ajaxit

12:00 | 17 Prill 2019

Ajaxi mbrëmë tregoi forcën në futbollin evropian.

Ajaxi për momentin është ndër ekipet që ka fituar më së shumti simpati tek fansat neutral të futbollit europian, pasi paraqitjes fantastike kundër Juventusit dhe fitores prej 2-1.

Holandezët dëshmuan se eliminimi i Realit nuk ishte rastësi, ngase talentet e Ajaxit i mbajtën leksione edhe Juventusit.

“Eliminuam edhe një favorit të madh në Ligën e kampionëve. Ishte një natë e pabesueshme për Ajaxin dhe futbollin holandez.

Si rrjedhte ndeshja mund të vërehej se Juve frikësohej nga ne, sic bënte edhe Real madridi. Kemi lojtarë të shkëlqyeshëm, teknikisht të përgatitur dhe që është vështirë të luash kundër tyre.

Detyruam Juven të mbrohet, ndërsa në fund fitorja ka mundë të jetë edhe më bindëse”, tha Ten Hag.

Ajaxin në gjysmëfinale e pret fituesi i ndeshjes City-Tottenham.

Komento: