
Ndërsa në fushë dy ekipet po luajnë për kualifikimin e Ligës së Kampionëve, Milan dhe Inter vazhdojnë bashkëpunimin e tyre për ndërtimin e stadiumit të ri.
Presidenti i Rossonerëve, Paolo Scaroni dhe drejtori Interit, Alessandro Antonello, në të vërtetë po diskutojnë planin për t’i paraqitur kryetarit të bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, përcjell ORAinfo.
Dosja është praktikisht e gatshme dhe do të sillet në Komunë në fillim të majit.
Siç është raportuar nga Corriere Della Sera, Interi dëshironte të takohej me kryetarin e bashkisë në mes të muajit të ardhshëm, ndërsa Milani me nxitim po e presin takimin.
Gjatë këtij takimi, të dy klubet e Milanos nuk do të paraqesin një model të stadiumit të ri, por një raport mbi atë se si të transformohet zona dhe se cilat do të jenë kostot dhe oraret.
Ideja e Rossonerëve dhe Nerazzurrëve është shumë e qartë, prishja e San Siros dhe ndërtimi i stadiumit të ri pranë tij.
Projekti përfshin tre faza: para së gjithash, do të ketë ndërtimin e stadiumit të ri në zonën në të cilën aktualisht ka parking (pas dritës së gjelbër, do të duhet rreth tre vjet për të ndërtuar strukturën).
Sapo të përfundojë puna, gjatë të cilave rossonerët dhe nerazzurët do të vazhdojnë të luajnë në San Siro, do të fillojë hapi i dytë, përkatësisht prishja e Meazza-s që duhet të përfundojë brenda gjashtë muajve.
Përfundimisht, pjesa e fundit e planit të dy klubeve parashikon ndërtimin e një parku, hotele, zona tregtare dhe parkingje, për të cilat do të nevojiten edhe dy vjet e gjysmë (nga momenti i vendosjes së gurit të parë në dorëzim e projektit të fundit ata do të kalojnë pak a shumë gjashtë vjet). Projekti është gati, por rruga është ende mjaft e gjatë. /ORAinfo/