
Dy mesfushorët e Milanit, Bakayoko dhe Kessie janë përfshirë në një debat të ashpër pas gjestit ëqë bënë pas ndeshjes kundër Lazios.
Por, trajneri i njohur italian, Fabio Capello u ka dalë në përkrahje lojtarëve rosonerë.
Capello, ishte i ftuar në studiot e Sky Italia, ku u bashkua me diskutimin rreth gjestit të Bakayoko dhe Kessie, pas përplasjes Milan-Lazio.
“Përsa i përket gjestit të Kessie dhe Bakayoko, unë nuk pashë një dëshirë për të tallur kundërshtarin, unë nuk shoh ndonjë keqdashje në të. Unë nuk do t’i jepja këto gjëra shumë rëndësi”, tha ai. /ORAinfo/
