Osmani: Shpresojmë për qasje të barabartë është parakusht për suksesin e dialogut

15:17 | 07 Shtator 2023
osmani:-shpresojme-per-qasje-te-barabarte-eshte-parakusht-per-suksesin-e-dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media nga selia e NATO-s, ka folur edhe për takimin e 14 shtatorit që do të ndodh në Bruksel në mes të kryeminsitrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe preisdentit serb, Aleksander Vucic.

Osmani ka thënë se ka një listë të gjatë të marrëveshjeve që Serbia s’i ka implementuar.

Ajo tutje ka thënë se shpresat e Kosovës janë që tani të ketë një qasje të barabartë nga Bashkimi Evropian, meqë një qasje e tillë është parakusht për suksesin e dialogut.

“Takimi i radhës do të ndodh më 14 shtator. Fatkeqëishst lista e marrëveshjeve të paimplementuara nga Serbia është shumë e gjatë. Shpresat tona janë tani që do të ketë një qasje të barabartë. Një qasje e barabartë nga BE është parakusht për suksesin e procesit. Ka pasur kohë që s’e kemi parë këtë balancë, prandaj iu bëj thirrje aletëve që të sigurojnë këtë balanc, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e regjionit”, ka thënë presidentja Osmani.

Osmani tha se Kosova bashkë me rajonin rrezikojnë të bëhen pikë e ndezjes së konflikteve, për shkak të keqdashjes ruse dhe agjendës destablizuese të duarve të zgjatura, duke aluduar në Serbinë.

“Kosova po përjeton ndërhyrje të paligjshme të huaja dhe obstruksion të autoritetit legjitimit në veri dhe në shumë raste kjo ka sjellur edhe agresion. Që të jem e qartë, veriu i Kosovës ka qenë dhe do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës. Nuk do të lejojmë që veriu të bëhet fushëbetejë për arritjen e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonalë”, tha Osmani.

Komento: