Lutfi Haziri: Nuk kandidoj për kryetar të LDK-së, kjo është arsyeja

16:50 | 07 Shtator 2023
lutfi-haziri:-nuk-kandidoj-per-kryetar-te-ldk-se,-kjo-eshte-arsyeja


Nënkryetari aktual i LDK-së e dha këtë përgjigje kur u pyet nëse do të garojë për postin e të parit të partisë.

Lider partiak s`dëshiron të jetë as kolegu i tij i moçëm në parti Lutfi Haziri, ndryshe prej vitit 2021.

Asokohe ky ishte kundërkandidat i Abdixhikut, bashkë me Besian Mustafën, në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes, që u mbajt si rezultat i dorëheqjes së Isa Musfafës pas debaklit të pësuar në zgjedhjet nacionale të atij viti.

“E kam bërë të qartë se nuk kandidoj për kryetar. Kam kandiduar në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të kaluar kur LDK-ja po kalonte periudhën e saj më të errët politike, por nuk shoh arsye të garoj tash dhe që kandidimi im të trazojë ujërat”, u shpreh Haziri për Front Online.

Komento: