Osmani shpërndan fotografi me Stoltenbergun, thotë se Kosova është e përkushtuar pë anëtarësim në NATO

17:37 | 07 Shtator 2023
osmani-shperndan-fotografi-me-stoltenbergun,-thote-se-kosova-eshte-e-perkushtuar-pe-anetaresim-ne-nato

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë disa fotografi nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka theksuar se e ka përsëritur përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO

“Në selinë qendrore të NATO-s, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, përsërita përkushtimin e fortë të Kosovës për anëtarësim në NATO. Vendosmëria jonë për të kontribuar krahas aleatëve tanë për siguri dhe paqe afatgjate, në rajon e kudo në botë, mbetet e palëkundur”, ka shkruar Osmani në Facebook./Front Online

Komento: