Konjufca tha se VV është gati për zgjedhje, Bajrami: Po më duket e ka kuptu që s’kanë bë sen

18:38 | 07 Shtator 2023
konjufca-tha-se-vv-eshte-gati-per-zgjedhje,-bajrami:-po-me-duket-e-ka-kuptu-qe-s’kane-be-sen

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhje të reja.

Ajo në  T7 tha se e kanë finalizuar programin dhe ekipet.

“Jemi të gatshëm për zgjedhje të reja, e kemi finalizuar programin. Kemi qenë të gatshëm qe një kohë, por nuk i kemi numrat prandaj nuk mund të themi çdo ditë që duam zgjedhje. Vendi në zgjedhje kërkon vota, jo deklarata”, tha ajo.

Bajrami komentoi edhe deklaratën e kryekuvendarit Konjufca i cili tha se VV është gati për zgjedhje.

“Po më duket se edhe ai e ka kuptu që skanë bo kurgjë”, tha Bajrami.

Komento: