
Përpjekja e Prishtinës për të dëbuar me forcë institucionet serbe nga një ndërtesë në Mahallën e Boshnjakëve, drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, dërgoi një notë diplomatike në të cilën u bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë, BE-së dhe SHBA-së, që të pengojnë Albin Kurtin nga ndërmarrja e veprimeve të njëanshme që mund të provokojnë destabilitet të mëtejshëm në Veri, raporton “Pavlović tudej”, transmeton FrontOnline.
Në një notë diplomatike në të cilën kishte akses “Pavlović Today” , Petkoviç kërkon veprim urgjent nga BE-ja dhe SHBA-ja për t’i bërë thirrje Kurtit që të përmbahet menjëherë dhe përgjithmonë nga çdo përpjekje për të marrë kontrollin e objekteve ku ndodhen institucionet serbe.
“Prishtina është e vetmja palë që avokon për konflikte dhe jostabilitet. Do të ishte tragjike nëse Prishtina do të arrinte këtë përkundër dëshirës dhe vullnetit të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, të gjithë veriut, si dhe Beogradit dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare të cilët kanë punuar me muaj për të riparuar dëmet që Prishtina shkaktoi veprime destruktive dhe siguroi jetën e qetë të njerëzve të zakonshëm”.
“Pavlovic Today” iu drejtua Departamentit të Shtetit për një koment mbi hapat që po ndërmerr administrata e Joe Biden për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë.
Teksti na kujton se tensionet në veri të Kosovës u rritën me afrimin e 8 shtatorit, që është afati i fundit për dëbimin e institucioneve serbe nga lokalet e tyre në Mahallën e Boshnjakëve.
Siç u tha, afati i kontestuar “i cili ka potencial të shkaktojë trazira të mëtejshme në rajon” buron nga vendimi i diskutueshëm i kryetarit të komunës Erden Atiq, i cili e siguroi pozitën e tij me vetëm disa qindra vota në zgjedhje.
Afati fillestar për dëbimin e institucioneve serbe u shty me dy javë për shkak të shqetësimeve të zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së, duke ofruar vetëm lehtësim të përkohshëm, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme me afrimin e afatit të ri.
Megjithatë, duket se qeveria e kryeministrit Kurti synon të anashkalojë Marrëveshjen e Ohrit, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe të përdorë forcën që potencialisht mund të destabilizojë veriun e Kosovës dhe rajonin më gjerë./FrontOnline/