Ligji për Shëndetësinë/ Dreshaj: Unë do ta përkrah anipse opozita ka marr vendim për mospërkrahjen e Qeverisë

09:20 | 08 Shtator 2023
ligji-per-shendetesine/-dreshaj:-une-do-ta-perkrah-anipse-opozita-ka-marr-vendim-per-mosperkrahjen-e-qeverise


Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në intervistën për Front Online ka folur edhe për Ligjin për Shëndetësinë.

Ai ka thënë se ky ligj nuk dihet se në cilën fazë është dhe nuk pritët të vjen këtë vit.

Deputeti tha se anipse opozita ka marr vendim mos ta përkrah qeverinë, ky personalisht do ta mbështes ligjin.

 “Ligji për Shëndetësi ka qenë në mandat që tri vite radhazi, ende nuk ka ardhur dhe nuk dihet në cilën fazë është. Ende nuk ka filluar dëgjimi publik nuk janë dëgjuar palët e interesit do të ishte iluzore të presim që brenda këtij viti ky ligj të vjen, por kurdo që vjen unë do ta mbështesë nëse është ligj siç duhet edhe pse opozita ka marr një vendim për mos përkrahjen e qeverisë për shkak të gabimeve  dhe dështimeve të shumta”, u shpreh deputeti i AAK-së. 

Komento: