“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar”, Osmani: Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për sportistët kosovarë

18:22 | 08 Shtator 2023
“triumf-i-jashtezakonshem-i-sportit-kosovar”,-osmani:-lojerat-mesdhetare-do-te-jene-frymezim-per-sportistet-kosovare

Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.

Këtë arritje, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka quajtur triumf të jashtëzakonshë të sportit kosovar.

“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar.Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe”, ka shkruar Osmani.

35 vota ishin pro Kosovës, nga 52 votat sa kanë qenë në procesin e votave të deklaruara./Front Online

 

Komento: