Arrestohen tre të dyshuar për “sulm ndaj personit zyrtar” në Mitrovicë

22:01 | 08 Shtator 2023
arrestohen-tre-te-dyshuar-per-“sulm-ndaj-personit-zyrtar”-ne-mitrovice

Janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” në Mitrovicë.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut , gjatë ditës së sotme kanë arrestuar tre persona të dyshuar, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar”, njofton Policia e Kosovës.

Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë pasi të njëjtit dyshohen për përfshirje në veprën penale sulm ndaj tre zyrtarëve të pylltarisë e ndodhur me datën 03 shtator 2023 në fshatin Qybrel të Skenderajt.

Pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Komento: