
Ndërkohë që klubet e elitave të Evropës rrethojnë Joao Felix të Benfica, gjigantët e La Ligas Real Madrid dhe Barcelona kanë këmbëngulur se nuk do të paguajnë klauzolën e lirimit të një të riu prej 120 milion euro.
Bayern Munchen e kanë konsideruar gjithashtu se ai është tepër i shtrenjtë dhe Manchester City po e monitoron situatën, por Manchester United ka treguar një interes të madh për të, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Juventusi e gjen veten në pozitë favorite për shkak të dëshirës së të riut portugez për të luajtur së bashku me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo./ORAinfo/