Ronaldo nuk mund t”ia dilte, vjen mesazhi prekës nga nëna e tij

15:38 | 17 Prill 2019

Cristiano Ronaldo pësoi një zhgënjim mbrëmë kur ekipi i tij u eliminua nga Champions League.

“Ai ishte i trishtuar, do t’i pëlqente të shkonte në finale. Çfarë më tha pas eliminimit? Mami, nuk bëra dot mrekulli”.

Kështu është shprehur Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, teksa tregonte përjetimin e djalit të saj, pas humbjes 2-1 me Ajax-in, që i kushtoi Juves eliminimin nga Liga e Kampionëve.

“Në kampionat po shkon mirë, – shtoi më tej mamaja e yllit portugez. – Në Ligën e Kampionëve nuk pati fat, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Jeta vazhdon”.

Komento: