Këto janë ngjarjet kryesore të ditës së nesërme

23:21 | 10 Shtator 2023
keto-jane-ngjarjet-kryesore-te-dites-se-neserme

Gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohen shumë aktivitet.

Fillimisht nga ora 09:00 vazhdon procesi gjyqësor në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë).

Po ashtu në ora 09:00 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mban konferencë për media, pasi Kosova u shpall organizatore e lojërave mesdhetare “Prishtina2030” (Aeroporti “Adem Jashari”-ndërtesa VIP).

Në ora 10:00 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe tek pllaka përkujtimore “Kosova kujton”, në 22-vjetorin e sulmeve terroriste në ShBA (hyrja e Kuvendit të Kosovës).

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media ku do të shpalosen rezultatet e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2022 (Zyra Kombëtare e Auditimit, Arbëri, 14:00).

Mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, C301, 11:00).

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë zhvillon takim me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth. Mediat mund të marrin vetëm pamje në fillim të takimit. (Kuvendi i Kosovës, N204, 12:00).

Komento: