Kosovari i dehur i kanos me vrasje prindërit teksa ktheheshin nga një aheng familjar

08:57 | 11 Shtator 2023
kosovari-i-dehur-i-kanos-me-vrasje-prinderit-teksa-ktheheshin-nga-nje-aheng-familjar

Është arrestuar një person dje në Drenas pasi në gjendje të dehur i ka kanosur prindërit e tij me vrasje.

Sipas policisë, në momentin kritik ata ishin duke u kthyet nga një aheng familjar.

E mosmarrëveshja kishte të bënte me përdorimin e veturës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 10.09.2023 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, duke u kthyer nga një aheng familjar me prindërit e tij, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e veturës, të njëjtit i ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: