
Edicioni i sotëm i La Gazzetta Dello Sport flet për planet e ardhshme të Juventusit, të cilët pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe me Scudetto t, po mendojnë menjëherë për emra të rinj.
Në mënyrë të pashmangshme, përveç Scudetto të mundshme të shtunën, tregu i transferimit do të hapet për drejtorin sportiv Fabio Paratici thonë gazetat, përcjell ORAinfo.
Gazzetta raporton se Partici do të fillojë me rinovimin e Moise Kean, i cili ka qenë në formë të mirë për Bianconerët.
Binanconerët gjithashtu e kanë identifikuar Dybala dhe Douglas Kosta si dy shitjet që po punojnë për të materializuar. Ardhja më e mundshme, nga ana tjetër, është Federico Chiesa e Fiorentinës, edhe pse ai nuk do të ishte i lirë./ORAinfo/