Osmani pritet nga Pendarovski, e falënderon atë, presidenten e Sllovenisë dhe presidentin e Kroacisë në fillim të samitit në Shkup

12:12 | 11 Shtator 2023
osmani-pritet-nga-pendarovski,-e-falenderon-ate,-presidenten-e-sllovenise-dhe-presidentin-e-kroacise-ne-fillim-te-samitit-ne-shkup

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Shkup nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

Pendarovskin, por edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, Osmani i falënderoi për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit të Bërdo-Brionit që po mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut

“Falendëroj Presidentët Pendarovski, Musar dhe Milanović për mirëseardhjen e tyre në fillim të takimit të liderëve të procesit Bërdo-Brione. Kosova ka rol aktiv në formësimin e së ardhmes së rajonit dhe kontribut përmbajtësor për rrugën e përbashkët euro-atlantike”, shkroi Osmani në Facebook.

Komento: