Hulumtuesi i Human Rights Watch përfundon dëshminë në rastin e krerëve të UÇK-së

13:18 | 11 Shtator 2023
hulumtuesi-i-human-rights-watch-perfundon-deshmine-ne-rastin-e-krereve-te-uck-se

Dëshmitari Frederick Abrahams e ka përmbyllur dëshminë pranë Dhomave të Specializuara në Hagë në rastin ku po gjykohen krerët e UÇK-së.

Abrahams në përmbylljen e dëshmisë së tij u pyet për një mori çështjesh nga avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe e Ben Emmerson.

Dëshmitari që ka punuar si zyrtar i organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare Human Rights Whatch, tha se nuk ka mundur t’i verifikojë pohimet e Hashim Thaçit dhe Fatmir Limajt lidhur me proceset gjyqësore ndaj dy të ndaluarve, staf i agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, meqë nuk kishte qasje për të shkuar në qendrat e ndalimit.

Ndërsa, i pyetur lidhur me Adem Demaçin, Abrahams tha se ishte figurë me rëndësi, porse nuk kishte rol madhor në zhvillimin e luftimeve të UÇK-së në terren.

Komento: