Milan po i sjell në ‘San Siro’ dy yjet e Ajax

17:31 | 17 Prill 2019

Milan ka nisur misionin për sjelljen e lojtarëve të rinj në afatin e verës në ‘San Siro’.

Skuadra holandeze ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e radhës së mirë në Ligën e Kampionëve, duke eliminuar edhe Cristiano Ronaldon dhe Juventusin me një fitore 1:2 në Torino.

Lojtarët e këtij brezi të artë të Ajax, janë cak i shumë skuadrave të Evropës.

Njëri prej tyre tashmë, Frenkie De Jong, ka nënshkruar me Barcelonën.

Mediet në Itali raportojnë se Donny van de Beek dhe David Neres, po kërkohen nga Milan, përcjell lajmi.

Van de Bek është 21 vjeçar, ndërsa David Neres vetëm 22 vjeçar.

Komento: