Milan merr super lajmin, kthehet ylli i madh

17:38 | 17 Prill 2019

Mesfushori brazilian i Milanit, Lucas Paqueta do të jetë i gatrshëm të luajë në ndeshjen e radhës kundër Parmës.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Lucas Paqueta mund të kthehet në skuadër të shtunën e ardhshme në ndeshjen midis Milanit dhe Parma, përcjell ORAinfo.

Paqueta me siguri nuk do të fillojë ndeshjen, por mund të jepet një shans jashtë stolit nëse është e nevojshme.

Gattuso nuk do të rrezikojë me Paquetan të cilin do të tentojë ta pushojë, pasi që Calhanoglu do të jetë në dispozicion.

Për Milanin ndeshjes e së shtunës do të jetë e rëndësishme për të ruajtur vendin e katërt. /ORAinfo/

Komento: