
Ndeshja mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit ishte një ndeshje mjaftë interesante.
David de Gea kishte kryer përgatitje speciale për Lionel Messi para se të bënte një gafë të madhe në këtë ndeshje.
Barcelona të martën mbrëma ka shënuar fitore 3:0 kundër Manchester United për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Lionel Messi me dy gola në fillim të ndeshjes frymëzoi katalanët për këtë fitore të vlefshme.
Goli i dytë i argjentinasit i shënuar me këmbën e tij të djathtë, erdhi pas një gabimi të portierit David De Gea.
Trajneri i portierëve të Manchester United, Emilio Alvarez, ka zbuluar se De Gea ka kryer stërvitje specifike për të qenë i suksesshëm përballë Lionel Messit, diçka që për fatin e tij jo të mirë, nuk e ka arritur.
“Ne bëmë disa gjëra ndryshe”, është përgjigjur Alvarez në pyetjen rreth përballjes me Lionel Messin.
“Unë do të gënjeja nëse do të thosha se bëjmë një super përgatitje. Unë gjithashtu kam punuar për disa sezone në La Liga, me De Gean po ashtu dhe më parë me portier të tjerë”.
“Nuk mund të mohoj se ekziston një veçanti në lidhje me Leon për të cilin në fund, ju përpiqni të ofroni mjete dhe të dhëna që mund të ndihmojnë portierët”.
“Por të gjithë e dimë se pavarësisht sa e studion Leon, ose nëse ke mjete dhe ato janë të mira, talenti gjithmonë është mbi çdo gjë tjetër”.
“Unë bëj punë që është me specifike me De Gean, të cilën nuk mund ta zbulojë, por bëjmë disa gjëra më ndryshe përfshirë gjëra tjera se sa në lidhje me një lojë tjetër, siç do të përballemi me Leon”, ka deklaruar portieri para ndeshjes Barcelona – Manchester United.