Musmurati: Nga tetori do të hapet edhe një shkollë e re në Prishtinë

15:37 | 12 Shtator 2023
musmurati:-nga-tetori-do-te-hapet-edhe-nje-shkolle-e-re-ne-prishtine

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar të martën se shkolla e re në Vranidoll do të hapet në tetor.

Ajo ka thënë se “në qeverisjen tonë jodiskriminuese”, infrastruktura shkollore do të jetë moderne dhe miqësore si në Prishtinë, ashtu edhe në fshatrat e saj.

“Kjo është shkolla e re në Vranidoll që do të hapet në tetor”, ka shkruar Musmurati në Facebook, ku ka publikuar edhe pamje nga ndërtimi i shkollës.

“Bashkë me drejtorin e shkollës sot vizituam punimet në shkollën e re dhe u ndamë shumë të kënaqur me dinamikën e punëve që po vazhdojnë çdo ditë. Tetori ka me na gjetë me një shkollë të re, moderne që i plotëson të gjitha nevojat e nxënësve të Vranidollit”, ka shtuar ajo./Front Online

Komento: