Takimi mes Kurtit dhe Katz, planifikohet rritja e vizitave mes Kosovës dhe Izraelit

16:29 | 12 Shtator 2023
takimi-mes-kurtit-dhe-katz,-planifikohet-rritja-e-vizitave-mes-kosoves-dhe-izraelit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ministri izraelit të turizmit, Haim Katz.

Në këtë takim është diskutuar mundësia e rritjes së vizitave dypalëshe, ku përfshihet edhe ndarja e thesareve kulturore dhe forcimi i lidhjeve shtetërore.

Pas takimit, Kurti u shpreh se Izraeli ofron mësime të vlefshme.

“Ishte një kënaqësi e madhe të prisja sot ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz. Ne hulumtuam mënyra konkrete për të rritur vizitat dypalëshe, për të ndarë thesaret kulturore dhe për të forcuar lidhjet tona të sapokrijuara, por në rritje të shpejtë. Izraeli ofron mësime të vlefshme” tha Kurti në reagimin e tij.

Komento: