Ish-Ministri i pushtetit lokal: Kosova të mos i frikësohet Asociacionit

17:19 | 12 Shtator 2023
ish-ministri-i-pushtetit-lokal:-kosova-te-mos-i-frikesohet-asociacionit


Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thënë se Kosova nuk duhet t`i frikësohet themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai u ka bërë thirrje krerëve të shtetit që të kenë vetëm një kujdes në raport me këtë temë.

“Gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën nuk ka nevojë me ju frikësuar. Çdo ujdi që e respekton frymën Kushtetuese duhet të jetë e dobishme për Kosovën”, theksoi Ferati për Front Online.

Komento: