Kosova me tri marrëveshje me Suedinë në fushën penale – Ekstradimi, trasnferimi e ndihma juridike falas

11:16 | 13 Shtator 2023
kosova-me-tri-marreveshje-me-suedine-ne-fushen-penale-–-ekstradimi,-trasnferimi-e-ndihma-juridike-falas

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.

Marrëveshje të njëjtë u votua edhe për ekstradim ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe Suedisë.

Ndërsa pika e tretë me po të njëjtin shtet u bë edhe për lidhjen e marrëveshjes për ndihmë juridike falas në çështjet penale.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha se këto marrëveshje janë implementim i zotimeve, përmirësimi dhe vendosja e drejtësisë me shtetet ndërkombëtare.

Qëllimi i kësaj marrëveshje sipas tij, është lehtësimi i procedurave për të ekstraduar personat që kërkohen nga shteti tjetër./Front Online

Komento: