
Deklarata e Faton Klinakut, se më parë do ta vriste Kurtin se sa të lëshonte Kosovën, nxiti reagime të shumta.
Ai për Front Online tha se u keqinterpretua qëllimisht.
E këtë, Klinaku thotë që po e bëjnë deputetët e pushtetit me leje të Kurtit.
“Sa i përket asaj deklarate, ata le ta keqinterpretojnë si të duan se qëllimisht e bëjnë, vet kryeministri e bën qëllimisht, sepse deputetët e këtij pushteti natyrisht me izën e kryeministrit flasin, ata qëllimisht duan ta bëjnë të madhe këtë punë”, tha ai për Front Online.
Deklarata e tij, Klinaku thotë që nuk ka qenë kërcënim.
“Sa i përket asaj, mua më kanë thirr nga hetuesia, kam shkuar dhe kam dhënë deklaratën time, aty kërcënim nuk ka, sepse haptas mundet një njeri normal, një njeri me shkollim fillor mundet ta marrë vesh se ai kërcënim nuk është “, u shpreh ai.