
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”, e njohur edhe si Rruga “A”.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Zogaj ka thënë se kjo rrugë po vazhdon me ritëm shumë të mirë të punëve, raporton Express.
“ Rruga ‘Jim Xhema’ po vazhdon me ritëm shumë të mirë të punëve!”, ka shkruar Zogaj.
Punimet për ndërtimin e kësaj rrugë kanë filluar më 27 prill dhe parashihet të zgjasin 240 ditë. Kostoja për pjesën e parë të këtij projekti është mbi tetë milionë euro.