Zogaj publikon pamje nga punimet në rrugën “Jim Xhema”

11:34 | 14 Shtator 2023
zogaj-publikon-pamje-nga-punimet-ne-rrugen-“jim-xhema”

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar pamje nga punimet që po bëhen në ndërtimin e rrugës “Jim Xhema”, e njohur edhe si Rruga “A”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Zogaj ka thënë se kjo rrugë po vazhdon me ritëm shumë të mirë të punëve, raporton Express.

“ Rruga ‘Jim Xhema’ po vazhdon me ritëm shumë të mirë të punëve!”, ka shkruar Zogaj.

Punimet për ndërtimin e kësaj rrugë kanë filluar më 27 prill dhe parashihet të zgjasin 240 ditë. Kostoja për pjesën e parë të këtij projekti është mbi tetë milionë euro.

 

 

Komento: